Se pari le te japim disa sqarime per emrin e ketij artikulli qe eshte pak I cuditshem!Kush eshte ne kete rast “The Fusion Dragon” dhe “Ruby”dhe cfare nenkuptojme me Test Drive…

Fusion eshte nje koncept I futur per here te pare nga AMD rreth 2 vjet me pare ku parimi ishte shume I thjeshte dhe logjik:

I thjeshte sepse behej fjale per bashkimin e disa komponenteve te perzgjedhur per te krijuar nje “platforme”.

Logjik sepse AMD sot prodhon Proccesoret (qe njihen nga te gjithe),chipset e bordeve ku vendosen keta proccesore dhe nga janari 2011 zyrtarisht dhe kesaj here nen emrin e vete edhe Proccesoret Grafik(GPU).

Dmth ATI kompani e blere nga AMD prej disa vitesh sot eshte zyrtarisht AMD.

Avantazhet e te paturit nje sistem te tere ,te projektuar ,zhvilluar dhe realizuar nga nje kompani e vetme jane te panumerta por me I rendesishmi eshte koncepti “Fusion” qe me pak fjale eshte bashkimi I disa komponenteve te rendesise se lart per te krijuar nje platforme qe eshte krijuar qe ne fazat e para per te marre maksimumin nga cdo komponent.

Nje shembull I platformes Fusion:Chipset AMD 790FX-Phenom II X4-Radeon HD5800

Kjo ka qene platforma Dragon!Sot do te shohim nje tjeter platforme qe eshte ajo Leo po perdora emrin Dragon se eshte me terheqes!!!

Kalojme ne segmentin e dyte te titullit qe eshte Ruby!U more vesh tashme qe edhe karta grafike do ishte e familjes AMD po cfare eshte Ruby!

Sapphire,kompania me besnike ne krah te ATI (tashme AMD)prej shume kohesh perdor nje imazh marketing qe eshte nje femer virtuale dhe ne baze te agresivitetit qe shfaq ne fotot e produkteve te ndryshme tregon se sa agresiv eshte edhe produkti qe po shikoni,kjo eshte Ruby!

Para se te kalojme tek test drive le te japim nje sqarim me te hollesishem se kush do jene komponentet specifik qe do perdorim dhe pse jane zgjedhur:

Kasa:

Per te mbajtur brenda nje bishe aq te madhe sa nje ” Dragua” do na duhet nje hapesire e madhe po gjithashtu edhe ajrosje e mire qe mos djeg veten…

“Kafazi” I perzgjedhur do jete CoolerMaster HAF X, endrra e cdo entuziasti dhe tmerri I cdo stilisti per shkak te formave industriale po ama shumefuksionale.

Pse zgjodhem kete kase:

– Sepse ka hapesire

– Sepse qarkullimi I ajrit eshte I pabesueshem

– Sepse nuk gjetem me te mire (te pakten deri sot)

Ushqyesi:

Nje pjese shume e rendesishme e sistemit e cila neglizhohet shume.

Per kete kemi zgjedhur CoolerMaster Silent Pro M700 700W

Arsyet:

– Sepse gati nuk ndjehet fare kur ndizet(silent)

– Sepse ka aq fuqi sa na duhet

– Sepse duket bukur brenda HAF X

Motherboard:

Aty ku ndodh e gjithe magjia!Per kete pjese kemi zgjedhur ASUS Crosshair VI Formula

Arsyet:

– Sepse eshte ASUS(akoma brand nr.1 ne bote per MB,i dyti eshte Gigabyte I treti ASRock)

– Sepse ka chipset qe na duhen (890FX dhe SB850)

– Sepse eshte ndertuar me mire se nje BMW

– Sepse ka shume opsione lehtesuese per nje proces me te cilin do merremi pak me vone

Procesori:

Zemra e dragoit tone do jete nje Phenom II X6 1090T

Arsyet:

– Sepse ka 6 core fizik,jo virtual

– Sepse ka konsum dhe temp shume te ulta si gjate perdorimit si ne qetesi

– Sepse ka TURBO(si motorret e ri VW)

– Ka emrin e nje furistrade te BMW!!!

Memorja(RAM):

Kingston Hyper X 1600 DDR3

Arsyet :

– Sepse eshte kingston(kompania thyu serish rekordin e vet me vetem 2.03% difektshmeri ne shkalle globale per vitin 2010)

– Sepse eshte dual channel

– Sepse ka dhe ftohje nqse duam ta teprojme pak me MHZ…

Karta Grafike:

Ruby jone per sot do jete goxha agresive !

Modeli I perzgjedhur do jete AMD Radeon HD6950 2GB DDR5

Nje pyetje mund te ishte pse HD6950 dhe jo HD6970?A do ta bejme per qejf,pse mos ta bejme deri ne fund???

Pergjigja eshte kjo:

HD6950 me HD6970 ndajne nga ana fizike gati te njejtin ndertim(6970 nje nga fishat e ushqimit e ka 8-pin kurse 50 I ka te dyja 6 pin)

Para gati 2 vjetesh AMD cuditi tregun e proccesoreve me proccesorin e pare me 3 core dhe me justifikim qe 3 eshte me mire se 2 sidomos kur kane te njejtin cmim.Disa muaj me vone u zbulua qe me ane te nje “marifeti” ne BIOS keta tripple core mund te behenin edhe 4,sepse fizikisht 4 ishin por thjesht njeri nuk ishte “ndezur”!

Disa thone qe ky ishte nje marifet marketingu nga AMD per te stimuluar nje seri proccesoresh,disa thone nje pakujdesi ne “fikjen” e core te katert….per ne kjo ka pak rendesi…

Edhe kete here duket se AMD ka “harruar” qe 6950 dhe 70 perdorin te njejtin GPU,thjesht atij te parit I kane fikur DISA core(proc grafik kane shume core)gje qe edhe kete here rregullohet me nje marifet BIOS dhe funksionon ne 99.9% te rasteve!Pervec kesaj kete marifet mund ta provojne te gjithe pasi vete karta ka 2 BIOS qe nderrohen me nje switch ne board,qe nqse nuk arrin ta besh mire te kalosh te BIOS I rregullt dhe te vazhdosh te provosh deri sa te kesh sukses(e cuditshme)

Pra arsyeja kryesore e kesaj zgjedhje eshte qe kemi nje mundesi te mire te marrim MAX e performances duke shpenzuar me pak!FLM AMD qe harroji ose qe beri sikur se kishte pare…

Pra mesazhi qe duam te japim me ane te ketij artikulli pak te gjate,te detajur,entuziast dhe pak humoristik eshte qe: Kerkoni gjithmone max per ate qe jepni!

Arsyeja pse I hyme ne detaj cdo komponenti kryesor eshte e thjeshte:Kudo mund te gjeni nje konfigurim si ky I joni dhe mbase do jua ofrojne edhe me lire por te pakten interesohuni kudo qe I beni blerjet tuaja se cfare ka brenda sistemi ku po hidhni investimin tuaj!

Nje RAM nuk eshte thjesht nje RAM,ka te beje shume marka per te percaktuar sa stabel dhe sa performant do jete gjate perdorimit! Ushqyesi asnjehere nuk duhet neglizhuar sepse ai I jep fuqine sistemit tuaj (eshte njesoj si te kesh nje Jaguar dhe ti hedhesh benzine 60 oktane per kursim!!!)

Ne kete kohe ku nje pjese e mire e emocioneve me te medha transmetohen nepermjet nje click apo tastieres duam te dini qe tek Gjergji Kompjuter do gjeni gjithnje nje “mik” te mire per te diskutuar rreth nevojave tuaja, produkteve qe plotesojne keto nevoja ose thjesht te merrni nje opinion me shume!