Overclocking, si dhe pse…!

Overclocking (qe per lehtesi do ta thjeshtojme ne OC) eshte procesi gjate te cilit nje ose me shume komponente te sistemit punon ne shpejtesi(Mhz)me te madhe se ajo per te cilen eshte prodhuar apo specifikuar nga prodhuesi!

Por kush jane faktoret qe kane “lejuar” nje proces te tille te behej I mundur:

Ekonomikisht OC behet I mundur sepse per prodhuesit (Intel, AMD) do te kishte kosto shume te larta prodhimi sikur cdo seri e re e processor-eve qe ata nxjerrin ne treg te prodhohej ne linja te ndara prodhimi. Sekreti ketu eshte qe FIZIKISHT nje Intel Dual Core E5400 (2.7GHz) eshte IDENTIK me pasardhesit e tij E5500 (2.8GHz), E5600 (2.9GHz) e keshtu me rradhe thjesht ndryshon emri, data e prezantimit ne treg dhe GHz.

E dyta eshte pjesa kur prodhuesit nxjerrin ne treg me shume se c’eshte nevoja komponente te nivelit te larte te cilet I kthejne serish ne laborator, I ulin pak GHz dhe I rishesin per nivel te ulet….!!!!!

Pra me pak fjale performanca eshte aty,thjesht duhet pak durim dhe guxim per ta nxjerre ne pah.

OC si?

Te shpjegosh OC do te duhej rreth nje vit duke shkruar nate e dite pa pushim. Jo per t’ju frikesuar por eshte proces aq dinamik sa po te ishte ekuacion do kishte te pakten 6 ndryshore!!!

Per te kuptuar OC me pare duhet te kuptojme(siperfaqesisht) se si funksionon nje processor:

Cfare eshte GHz?

Shpejtesia e operimit te nje processori tregon se sa cikle kryen ky I fundit ne nje sekonde.

Nje cikel eshte periudha e kohes ne te cilen processori mund te perpunoj nje sasi te caktuar instruksionesh.Pra sa me shume cikle kryen nje processor brenda nje sekonde,aq me shume sasi te medha intruksionesh mund te perpunoj…

Dy jane faktoret qe e bejne kete gje te mundur:

– FSB(Front Side Bus)(ose per AMD RFClock) eshte “tuneli” nepermjet te cilit processori komunikon me te gjithe sistemin.Sa me shume te komunikoj processori me komponentet e tjere aq me mire do merren vesh dhe kushedi mbase lind edhe ndonje histori dashurie….;-)(kjo ishte shaka, processoret nuk kane ndjenja….Kartat Grafike,PO!!!!)

– Multiplier (shumefishuesi) qe eshte thjesht nje numer me te cilin shumezohet FSB ose RFclock per te dhene shpejtesine totale te processorit. Formula do ishte:

FSB x Multiplier = Shpejtesia e processorit

Si shembull konkret po marrim po marrim AMD Phenom II X3 720 qe eshte 2800 MHz ose 2.8 GHz:

200MHz (RFclock) x 14 (multiplier)= 2800MHz ose 2.8 GHz

Pra dy jane jane ndryshoret qe percaktojne shpejtesine perfundimtare te nje processori! Ne rastin konkret nqs do e rrisnim kete te fundit do provonim te rrisnim RFclock ose ne rastin tone edhe multiplier sepse processori ne fjale eshte “Black Edition”, pra multiplier eshte I zhbllokuar (Pak jane processoret qe kane kete karakteristike dhe dallohen nga mbishkrimi “Black Edition”per AMD ose “Xtreme” per Intel).

Per te arritur nje rezultat prej 3500MHz ose 3.5 GHz dy variantet do ishin keto:

200 MHz x 17.5 Multi = 3500MHz ose

250 MHz x 14 Multi = 3500MHz

Ky eshte nje kendveshtrim I pergjithshem sesi funksionon OC, per me shume duhet te nxirrni nga poshte tavolines kompjuterat tuaj, te hapni kapakun anesor, ti pastroni, ndizeni, hyni ne BIOS dhe EKSPERIMENTONI deri sa t’ju zere gjumi mbi tastiere ose te digjni shtepine……..

Pse duhet te OC kompjuterin tim dhe kush jane rreziqet?

Rreziku me I madh I OC eshte qe gjate procesit ke bere dicka gabim ose je treguar me shume lakmitar se c’duhet (duke vendosur 200x25=5000 Mhz!!!!!!!) dhe kompjuteri nuk ndizet me….

Per kete kane menduar prodhuesit e bordeve qe kane vendosur nje switch te vogel qe quhet CLR_CMOS. Mjafton ta zhvendosesh kete “ure” nga pozicioni 1-2 ne 2-3 , ta lesh pak sekonda, ristarton kompjuterin dhe te pakten kesaj here ke vene mend qe 5000 eshte numer pak I madh….

Dy gjera te vogla qe duhen marre parasysh jane qe OC sjell konsum me te larte energjie se normalja te processorit dhe duhet patur shume kujdes dhe temperatura qe behet percaktuese ne disa raste.

 

Avantazhet:

I pari dhe me I rendesishmi nga ana ekonomike. Mund te bleni nje processore te shtreses se mesme (me cmim te mesem) dhe ta OC ate deri sa te arrini nivelet me te larta (pra blen nje E5400(2.7) dhe e OC ne 3.0 (E5700) duke kursyer diferencen (ne para) qe kane keta processore !!!

Perfiton performance me te larte ne lojra e aplikacione te ndryshme duke shpenzuar me pak…!

Paguaj pak dhe merr shume nuk do ishte e sakte, po paguaj pak dhe “nxirr” sa me shume do ishte e drejte…!

E dyta eshte qe pas 3-4 provave te para mund te kthehet ne hobi dhe me besoni eshte shume shperblyese…

Disa Software qe do ju duhen per te njohur me mire kompjuterin tuaj dhe rrjedhimisht OC jane:

CPU-Z http://www.cpuid.com/softwares/cpu-z.html

Tregon nje mori te dhenash qe merren direkt nga sensore ne Motherboard

HWMonitor http://www.cpuid.com/softwares/hwmonitor.html

Programi me I mire per monitorimin e Temp,Volt e shume sensore te tjere

Disa shembuj te OC:

Klikoni site : http://valid.canardpc.com/ dhe tek pjesa ku thuhet “Show CPU-Z ID” shkruani kodet me poshte:

1676134 – Phenom II X3 720 I OC ne 3712 Mhz nga 2800MHz qe eshte standart

1676145 – Phenom II X3 720 I OC ne 3744 MHz dhe me te kater Core-t aktiv (kujtoni marifetin e AMD)