- News
- 0 likes
- 4565 views
- 0 comments
Gjatë viteve, të gjithë kemi blerë një kompjuter të ri, një të përdorur dhe gjithashtu edhe një makinë të përdorur. Por, shpeshherë një kompjuter i përdorur nuk është një blerje aq e mirë në krahasim me një makinë të përdorur, vecanërisht nëse e dimë mirë se cfarë kërkojmë kur blejme një pajisje të re.
Problemi më i madh i kompjuterave të përdorur është sepse fuqia e tyre dyfishohet cdo 18 muaj, e vërtetë për vitet 2010. Por në ditët e sotme, një kompjuter i cili kushton 500 dollarë është më i fuqishëm dhe ka më shumë opsione se një kompjuter që shitej për 500 dollarë në vitet 2010.
Një person i cili ka blerë një kompjuter në 2010 me cmim 500 dollarë dhe e shet me 300 dollarë, mund të mendojë se po bën një marrëveshje të mirë, por kompjuterët përparojnë shumë gjatë viteve dhe cmimet e tyre kanë ndryshuar. Ai kompjuter tani mund të shitet për 200 ose 100 dollarë.
Marrim një shembull me një notebook, të blerë në 2012 për 279 dollarë. Nëse duam ta shesim, mund t'i vëmë një cmim prej 139 dollarë, ose nëse duam ta shesim shpejtë, mund ta vendosim edhe për 120 dollarë. Kjo situatë ka ndodhur në Gusht të 2013. Në kohët e sotme, ky notebook do të kishte një vlerë tjetër.
Shumë shitës të kompjuterave të përdorur kërkojnë më shumë se sa vlen në të vërtetë ajo pajisje, vecanërisht nëse e krahasojmë më një kompjuter refurbished nga shitës më të mëdhenj.
Në Craiglist, mund të gjejmë oferta të ndryshme për kompjuter për përdorim personal ose komercial, por ka edhe produkte të tjera me cmime të larta. Nëse duam të blejmë një prej këtyre produkteve me cmim të lartë, a do të mundet shitësi ta ulë në një cmim më të arsyeshëm? Apo do të kujtojë se sa e ka blerë atë kompjuter në vitin 1998 dhe të na ofrojë një cmim sa gjysma e vlerës kur e ka blerë ai?
Vite më parë, një kompjuter kompatibël IBM, kushtoi rreth 4000 dollarë dhe përfshinte një tavoline dhe një printer dot-matrix. Një desktop sot kushton 400 dollarë dhe nuk përfshin as monitor, as printer, as tavolinë, edhe pse këto mund ti keni vetë. Ky desktop ka performancë më të lartë se kompjuteri IBM. Në ditët e sotme të paguash 2000 dollarë, për atë kompjuter të vjetër, do të ishte një cmenduri. Me 2000 dollarë ju mund të blini një kompjuter shumë të mirë plus një monitor 24" dhe disa bokse shumë të mira.
Kini parasysh: Nëse nuk e dini ndryshimin mes një RAM DDR2 dhe DDR3 dhe dëshironi të blini një kompjuter të përdorur, pyesni dikë i cili ka më shumë informacion rreth tyre.
Por cili kompjuter është më i sigurtë? Më i sigurtë është një kompjuter i ri të cilin e merrni me garanci të mirë, më pas vjen një kompjuter refurbished nga një shitës i besueshëm dhe në fund vjen një i përdorur.
Rregulli kryesor është të mos paguani më shumë se 75% të cmimit të ri për një pajisje refurbished dhe më shumë se 50% për një kompjuter i cili është përdorur më pak se 3 vjet. Dhe kur themi për cmimin e produktit të ri, flasim për cmimin që është sot, jo kur është blerë kompjuteri para shumë vitesh.
Pajisje të cilat janë përdorur për më shumë se 4 vjet, nuk kanë vlerë të madhe, pavarësisht se sa kushton ai si produkt i ri. Kjo gjë vlen për desktop ose laptop, jo nëse kemi të bëjmë me një server të specializuar.
Comments (0)