Debati se cili është më i mirë ndërmjet Mac dhe PC është një debat i cili ka zgjatur për shumë kohë. Por, pavarësisht ndryshimeve të tyre, në fund të fundit, përzgjedhja varet nga preferencat tuaja personale.
Pjesa më e madhe e avantazheve dhe disavantazheve të tyre ka të bëjë me sistemin operativ. OS X dhe Microsoft Windows punojnë ndryshe nga njëra - tjetra. Çdo person zgjedh sistemin duke u bazuar në atë çfarë do të bëjë dhe atë me të cilën e ka më të lehtë të punojë.
Avantazhet e Mac:
  • Mac është përdorur kryesisht për pjesën e graphic design nga shumë individë. Nisur edhe nga vet dizajni i tij, i cili është gjithmonë i pëlqyer dhe është një ndër arsyet e shumta se pse këto produkte blihen. Përmban aplikacione dhe mjete për graphic design të cilat gjenden vetëm në një Mac.
  • Mac ndërthur më tepër detaje inovative në dizajnin e produkteve dhe në një kohë më të shpejtë se PC.
  • Përdoruesit e Mac janë më të paktë, në këtë mënyrë Apple ka bërë të mundur që produktet e tyre të punojnë edhe me sistemin Windows. Mac mund të lexojë driver-at që janë formatuar për Windows dhe mund ta konvertojë sistemin në diçka më të përshtatshme për OS X.
Avantazhet e PC:
  • Avantazhi më i madh i PC është kostoja. Duke marrë parasysh që ka shumë prodhues të PC, është e mundur që të gjejmë shumë produkte me çmime nga më të ndryshmet. PC me karakteristikat më të mira u afrojnë sadopak çmimeve të produkteve të Apple.
  • PC mund të bëhen upgrade më thjeshtë dhe ka më tepër opsione për komponente të ndryshme. Ju mund të përzgjidhni motherbord, proçesorë, driver-a, karta grafike etj. shumë shpejt dhe thjeshtë.
  • Me numrin e madh të user-ave dhe të sistemeve, ju mund të instaloni sisteme të vjetra operative në pajisje më të reja.
  • PC përzgjidhen më tepër nga persona të cilët janë të apasionuar pas lojrave.
Çdo sistem ka disa karakteristika më të mira se sistemi tjetër por, ajo çfarë ka më shumë rëndësi është se për çfarë jeni ju të interesuar dhe çfarë dëshironi të bëni me kompjuterin tuaj. Tek Gjergji Kompjuter ju mund të gjeni PC të markave të ndryshme, sipas preferencave tuaja.
Adresa jonë është Rr. Faik Konica, mbrapa Stadiumit Qemal Stafa, përballë Pasticeri Venecia.